Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani është paraqitur këtë të mërkurë në SPAK.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se kreu i Partisë së Lirisë kërkon shuarje të masës së sigurisë.
Në hyrje të SPAK, avokati tha se ish-presidenti mund të lirohet vetëm nëse nuk është dhënë urdhër.
Ish presidenti akuzohet për korrupsion, fshehje pasurie e pastrim parash, e po ashtu edhe ish bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe 3 persona të tjerë.
Top Channel