Avokati i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Kujtim Cakrani, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për të lënë në burg ish-presidentin.

“Nuk aludoja aspak për një vendim të ndryshëm. Nga sot do ta paragjykoj zonjën Gjoka, nga sot ajo duhet të largohet sepse nuk e bën dot këtë çështje, është çështje politike,” u shpreh Cakrani për mediat.

Ai shtoi se kërkesa e prokurores Gjoka ishte refuzuar nga gjyqtari Bani, por sipas tij vendimi duhej të ishte lirimi i Metës. “Ne do të vijojmë betejën. Do të shterojmë të gjitha hallkat e gjyqësorit,” tha avokati.