Sali Berisha teksa ka bërë ditën e sotme takimin e radhës me gazetarët ka njoftuar datën e protestës së opozitës.

Në një lidhje online me gazetarët Berisha ka treguar se protesta e radhës do të zhvillohet 29 tetori.

Ndërkohë që në fjalën e tij ai u bëri thirrje qytetarëve që të zbresin në terren, ndërsa biznesmenëve që të mbyllin qepenat e bizneseve të tyre në shenjë revolte.

“Më datë 29 tetor udhëheqësit e PD në qarqe marrin përsipër të organizojnë qytetarët në rang qarku për paralizën e plotë te këtij regjimi. Të jemi të gatshëm secili nga ne të paguajë çmim për guximin tonë”, tha Berisha.