Avokati Idajet Beqiri ishte i ftuar sot në emisionin “Breaking” ku ka folur në lidhje me situatën e hetimeve për çiftin Meta-Kryemadhi.

I pyetur nëse deklaratat e fundit të Ilir Metës e kanë rënduar pozitën e Monika Kryemadhit para drejtësisë, avokati deklaroi se në fakt Meta ka rënduar pozitat e veta. Sipas Beqirit, Meta me ato deklarata ka panuar se e ka kryer krimin, madje edhe në bashkëpunim, që përbën një vepër penale më të rëndë.

“Meta është ndër njerëzit më mediokër të Shqipërisë, nga ata që as nivel mesatar kulture dhe arsimimi nuk ka. Mund ta mbarosh arsimin e lartë por të shikon universiteti, e jo të shkosh t’i ta shikosh e të përfitosh. Ai nuk ka ditur të përfitojë nga ajo shkollë që ka bërë dhe e ka nivelin skandaloz. Ai me ato që deklaron, mendon se flet bukur por në fakt, e fundos veten më shumë. E para, sepse ai pranon krimin, sepse në rast se ta ka bërë gruaja mosdeklarimin e shpenzimeve, kjo është e pamundur sepse ai deklarimi është akt individual, ai formulari plotësohet në mënyrë individuale, je ti ai që e plotëson dhe e firmos për deklarimet që ke bërë. Edhe nëse ta ka plotësuar dikush tjetër, e mban vetë ti përgjegjësinë për çfarë është deklaruar dhe çfarë nuk është deklaruar.

E dyta, e rëndon veten sepse thua që veprën penale e paske kryer në bashkëpunim. Bashkëpunimi është rrethanë rënduese në Kodin Penal dhe dënimi merret më i rëndë në këto rrethana. Ai është në një situatë me të vërtetë dramatike mendore. I ka patur vazhdimisht këto defiçenca, por tashmë ka shkuar aq larg sa nuk di më çfarë të bëjë.”- tha Beqiri.