Ilir Meta u arrestua ditën e sotme nga SPAK, dhe u dërgua në Bllokun e Sigurimit, ku do qëndrojë deri sa t’i komunikohet masa e sigurisë.
Pak orë pas arrestimit, në qelinë e paraburgimit i kanë shkuar dhe vizitorët e parë. I pari që i ka shkuar në burg ka qenë djali i tij, i cili është para pak çaste më parë në ambientet e paraburgimit, i shoqëruar nga avokati Genc Gjokutaj. Ky i fundit mbante një çantë në dorë.
Meta akuzohet për “Korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetëror dhe të zgjedhurve vendorë”, “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”, në lidhje me dosjen hetimor mbi aferën “CEZ-DIA”.