Seanca paraprake për ish-presidentin Ilir Meta, që kishte qenë planifikuar për ditën e sotme, është shtyrë për në datën 5 dhjetor. Meta, i cili aktualisht është i arrestuar, la përkohësisht qelinë dhe u paraqit në GJKKO, ku mori pjesë në seancën paraprake për dosjen që po zhvillohet ndaj tij.
Avokati i Metës, Kujtim Cakrani, tha pas seancës se ish-presidenti do të jetë i pranishëm në çdo seancë të ardhshme. Ai theksoi se Meta ka pasur një qëndrim të qetë gjatë gjithë procesit, duke u përqendruar në aktivitetet e tij si palestra dhe shkruan një libër.
Kujtojmë se dhe ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy ka shkruar një libër gjatë kohës që ishte i izoluar në burg.
Avokati gjithashtu shtoi se prezenca e tij dhe mbështetjeja e avokatit Cakrani e kanë relaksuar ish-presidentin gjatë këtij periudhe.
Seanca paraprake për Meta është një moment kyç në procesin gjyqësor, i cili po ndjek zhvillimin e një çështje të rëndësishme kundër tij.

