Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u ka uruar besimtarëve myslimanë Kurban Barjamin, që kremtohet ditën e nesërme.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta ka uruar më shumë mirësi, lumturi, begati dhe dashuri në familjet shqiptare. Sipas ish-Presidentit, vetëm duke sakrifikuar për të mirën e përbashkët, ne jetojmë në përputhje me mësimet e shenjta. Për Metën, Kurban Bajrami na kujton se vlera e vërtetë e besimit qëndron tek devotshmëria, mëshira dhe përkushtimi i sinqertë ndaj njëri-tjetrit.
Reagimi i Metës:
GËZUAR KURBAN BAJRAMIN!
Ju uroj nga zemra të gjithë besimtarëve më shumë mirësi, lumturi, begati, dashuri dhe paqe në familjet tuaja! Vetëm duke sakrifikuar për të mirën e përbashkët ne jetojmë në përputhje me mësimet e shenjta dhe porositë e Profetit. Kurban Bajrami na kujton se vlera e vërtetë e besimit qëndron tek devotshmëria, mëshira dhe përkushtimi i sinqertë ndaj njëri-tjetrit.
“Tek Zoti nuk arrin as mishi dhe as gjaku i kurbanëve, por arrin devotshmëria juaj.” – Kuran
