Pas disa muajsh hetimesh dhe seancash paraprake, Gjykata e Posaçme ka miratuar kërkesën e SPAK për kalimin në gjykim të dosjes “Metamorfoza”. Dosja përfshin 7 të pandehur, mes të cilëve janë emra të njohur, si biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-drejtori i Operacionales, Oltion Bistri, dhe ish-drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita.

Gjatë shqyrtimit paraprak, këta tre të pandehur kërkuan gjykim të shkurtuar, për të cilin gjykata do të marrë një vendim gjatë seancës së parë të gjykimit në themel. Çështja tani kalon në gjykim themeli, ku të pandehurit akuzohen për një sërë krimesh të rënda, të zbardhura nga veprimet hetimore të SPAK dhe bisedat e përgjuara në platformën Sky Ecc. Hetimet kanë nxjerrë në pah bashkëpunime për krime të organizuara që lidhin disa individë të lartë në sistemin e drejtësisë dhe në botën e biznesit.