Artur Metani po zhvillon vizite pune ne Uashington D.C. ne institucione te ndryshme. Z. Metani eshte pritur ne Departamentin e Shtetit dhe ka folur per kete takim permes nje postimi ne twitter.
“Takim i frytshëm me Drejtoren Amy Carnie të Zyrës për Evropën Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin amerikan te Shtetit
Shpreha mirënjohjen për vlerësimin e saj për punën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në forcimin e llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë në sistemin gjyqësor të Shqiperise.
Rikonfirmuam rëndësinë e vijimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes për avancimin e shtetit të së drejtës, forcimin e institucioneve të drejtësisë dhe konsolidimin e mëtejshëm të parimeve të llogaridhënies dhe integritetit institucional.
