Kryeministri i vendit, Edi Rama, do të dëshmojë sot para Komisionit Hetimor Parlamentar për koncesionin e Inceneratorëve.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”.

“MIRËMËNGJES ?

dhe me gangrenat e fushëkodërplehrave të Elbasanit, Fierit, Durrësit e Tiranës, të cilat i shëruam përfundimisht, përmes impianteve moderne të përpunimit të mbetjeve, ju uroj një ditë të mbarë?

*SOT NË 12:00 DO TË DËSHMOJ PARA KOMISIONIT HETIMOR PARLAMENTAR – LIVE FB

Mezi po pres?”, shkruan Rama në postimin e tij.