Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të katërt. Përmes një postimi në X Antonio Costa shprehet se mezi pret që të vij nesër në Tiranë dhe ta uroj nga afër.

“Urimet më të ngrohta, i dashur Edi rama, për këto rezultate mbresëlënëse zgjedhore. Pres me padurim t’ju përgëzoj personalisht nesër në Tiranë.”– shkruan Costa.

Vizita e Antonio Costës në Tiranë zhvillohet në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, që mbahet këtë të premte në kryeqytetin shqiptar, ku do të marrin pjesë liderët më të lartë të vendeve europiane.