Mediat ndërkombëtare si “Associated Press”, “Washington Post”, “The Telegraph” i kanë bërë jehonë protestës që u mbajt sot në sheshin ‘Skëndërbej’ në mbështetje të isj-krerëve të UÇK-s që po gjykohen në Hagë. Mediat ndërkombëtare i kanë nisur artikujt me thirrjet e protestuesve për drejtësi ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Washington Post” veteranë të luftës së Kosovës dhe mijëra mbështetës të tyre u mblodhën të premten në kryeqytetin e Shqipërisë. Ndërkohë “The Telegraph” thekson se demonstrues nga Kosova dhe vende të tjera evropiane mbushën sheshin kryesor “Skënderbej” në Tiranë në mbështetje të ish-udhëheqësve.
Gjithashtu “Associated Press” shkruan se mijëra njerëz protestojnë në kryeqytetin e Shqipërisë kundër gjykatës së mbështetur nga BE që ndjek penalisht veteranët e luftës së Kosovës.
Artikulli i “Washington Pos”:
Mijëra njerëz protestojnë në kryeqytetin e Shqipërisë kundër gjykatës së mbështetur nga BE që ndjek penalisht veteranët e luftës së Kosovës
Veteranë të luftës së Kosovës dhe mijëra mbështetës të tyre u mblodhën të premten në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, në një protestë kundër një gjykate të mbështetur nga Bashkimi Evropian që ndjek penalisht ish-luftëtarët e tyre që zhvilluan luftën e viteve 1998-1999 për pavarësi nga Serbia, duke pretenduar se gjykata është e anshme dhe e padrejtë.
Demonstrues nga Kosova dhe vende të tjera evropiane mbushën sheshin kryesor Skënderbej në Tiranë në mbështetje të ish-udhëheqësve të arrestuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ose UÇK-së, një ish-grup guerilas i shqiptarëve të Kosovës që udhëhoqi luftën për pavarësi.
Artikulli i “The Telegraph”:
Mijëra njerëz protestojnë në kryeqytetin e Shqipërisë kundër gjykatës së mbështetur nga BE që ndjek penalisht veteranët e luftës së Kosovës
Veteranë të luftës së Kosovës dhe mijëra mbështetës të tyre u mblodhën të premten në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, në një protestë kundër një gjykate të mbështetur nga Bashkimi Evropian që ndjek penalisht ish-luftëtarët e tyre që zhvilluan luftën e viteve 1998-1999 për pavarësi nga Serbia, duke pretenduar se gjykata është e anshme dhe e padrejtë.
Demonstrues nga Kosova dhe vende të tjera evropiane mbushën sheshin kryesor Skënderbej në Tiranë në mbështetje të ish-udhëheqësve të arrestuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ose UÇK-së, një ish-grup guerilas i shqiptarëve të Kosovës që udhëhoqi luftën për pavarësi.
Shumë prej tyre mbanin flamuj kombëtarë shqiptarë dhe të UÇK-së, ndërsa një grup ish-luftëtarësh dhe disa të rinj ishin të veshur me uniforma të UÇK-së. Disa këndonin këngë për UÇK-në dhe lirinë. Protesta u organizua nga shoqata e veteranëve e njohur si OVL-UCK dhe u mbështet nga qeveria dhe kryeministri i Shqipërisë, nën moton: “Liria ka një emër. Drejtësi për çlirimtarët.”
Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Parlamentit Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish- ligjvënësi Rexhep Selimi janë në gjyq dhe kanë qenë në paraburgim që nga viti 2020 në gjykatën e Dhomave të Specializuara të Kosovës të mbështetur nga BE-ja me seli në Hagë, Holandë. Ata përballen me akuza që përfshijnë vrasje, torturë dhe persekutim të civilëve gjatë dhe pas luftës. Një poster i madh me fotot e tyre dhe me sloganin “Heronj të luftës dhe paqes” varej nga podiumi.
“Shqiptarët nuk u besojnë Dhomave të Specializuara. Proceset në Hagë janë të anshme dhe të padrejta“, tha Hysni Gucati, kreu i OVL-UCK.
Alfred Moisiu, 95 vjeç, ish-presidenti i Shqipërisë, ishte gjithashtu i pranishëm dhe bëri thirrje për drejtësi, duke thënë se të pandehurit “janë ndaluar pa prova, me akuza të sajuara”.
Tubimi ishte paqësor.
Gjykata dhe një zyrë prokurorie e lidhur me të u krijuan pas një raporti të vitit 2011 nga Këshilli i Evropës, një organ i të drejtave të njeriut, që përfshinte akuza se luftëtarët e UÇK-së trafikuan organe njerëzore të marra nga të burgosurit dhe vranë serbë dhe bashkëqytetarë shqiptarë etnikë. Akuzat për marrjen e organeve nuk janë përfshirë në aktakuzat e lëshuara nga gjykata. Dy ish-anëtarë të tjerë të UÇK-së janë dënuar tashmë nga gjykata. Gucati dhe një zyrtar tjetër i UÇK-së u dënuan gjithashtu nga gjykata për kërcënim të dëshmitarëve dhe pengim të drejtësisë.
Rreth 11,400 njerëz, kryesisht shqiptarë etnikë, vdiqën gjatë luftës, përpara se një fushatë bombardimi e NATO-s ta detyronte Serbinë të tërhiqte trupat e saj nga Kosova dhe t’ia dorëzonte kontrollin e ish-provincës së saj Kombeve të Bashkuara dhe NATO-s. Kosova shpalli pavarësinë e saj nga Serbia në vitin 2008, e cila u njoh nga Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e Perëndimit, por jo nga Serbia apo aleatët e saj Rusia dhe Kina. Tensionet midis Kosovës dhe Serbisë mbeten të larta.
Artikulli i “Associated Press”:
Mijëra njerëz protestojnë në kryeqytetin e Shqipërisë kundër gjykatës së mbështetur nga BE që ndjek penalisht veteranët e luftës së Kosovës. Shumë prej tyre mbanin flamuj kombëtarë shqiptarë dhe të UÇK-së, ndërsa një grup ish-luftëtarësh dhe disa të rinj ishin të veshur me uniforma të UÇK-së. Disa këndonin këngë për UÇK-në dhe lirinë.
Protesta u organizua nga shoqata e veteranëve e njohur si OVL-UCK dhe u mbështet nga qeveria dhe kryeministri i Shqipërisë, nën moton: “Liria ka një emër. Drejtësi për çlirimtarët.”