Pas disa raportimeve për gjendjen shëndetësore të përkeqësuar të ish-drejtorit të Kadastrës, vjen konfirmimi zyrtar: Artan Lame ka ndërruar jetë.

Lajmi u bë publik nga një mik i tij i ngushtë përmes një postimi prekës në Facebook, ku shpreh dhimbjen për humbjen e një njeriu të cilësuar si “mik i rrallë dhe shpirt i madh”.Pas disa raportimeve për gjendjen shëndetësore të përkeqësuar të ish-drejtorit të Kadastrës, vjen konfirmimi zyrtar: Artan Lame ka ndërruar jetë.

Lajmi u bë publik nga një mik i tij i ngushtë përmes një postimi prekës në Facebook, ku shpreh dhimbjen për humbjen e një njeriu të cilësuar si “mik i rrallë dhe shpirt i madh”.

🕊️ Lamtumirë miku im…

Sot, para pak minutash u nda nga jeta një mik i rrallë, një shpirt i madh.

Një njeri që jetoi me mendje të hapur dhe zemër të bardhë.

Publicist i përkushtuar, historian i pasionuar, koleksionist i kujtesës sonë.

Por mbi të gjitha, një njeri i ndershëm, një mik i pazëvendësueshëm dhe një familjar i dashur.

Mirënjohje për gjithçka që ndave me ne Tan.

Do të na mungosh pafund.”