Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, përmes një postimi në rrjetin social “X”, ku ka zgjedhur të shkruajë në gjuhën shqipe.

“Urime @ediramaal, mik i dashur, për fitoren tënde në zgjedhjet parlamentare. Franca do të jetë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian,” shkroi Macron.

Kreu i Elizesë shtoi se do të takohet me Ramën këtë të premte në Tiranë, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian, duke theksuar se vizita synon forcimin e mëtejshëm të partneritetit mes dy vendeve.