“E vërteta bëhet copash dhe gëlojnë lloj-lloj thashethemesh, shpeshherë të thuash të vërtetën duket si sfidë. Një miku im po më thoshte: ki pak kujdes se dukesh arrogant kur thua se Shqipëria ka më pak korrupsion. Unë jam i gatshëm të përballem me këdo për sa kohë jemi në fushën e fakteve, kur futemi në fushën e llafeve, aty është më vështirë.
Që Berati, falë Ervinit, ka bërë një transformim të madh, nuk e tregon fakti që u bë ministër, por një fakt tjetër: Berati është një territor që ka më shumë të kthyer sesa njerëz që ikin jashtë. Pse kthehen njerëzit? Sepse Berati të gjithëve u ofron mundësinë që, me punë, të vënë në shfrytëzim qoftë shtëpinë e vjetër në kala, qoftë tokën në fshat dhe të fitojnë më shumë sesa për të tjerët jashtë shtetit. Duke folur për oazin e sukseseve, të hidhen përpjetë sa të duan.
Edhe ky është një sukses, i krijimit, shumë vonë jemi, por nuk ka rëndësi. Rëndësi ka që më në fund u krijua një model i bashkimit që bën fuqinë; kur vjen puna në shitje, në prodhim rrini veç. Në shitje, sa më shumë të rrini bashkë, aq më shumë do çoni fitime në shtëpi. Nëse keni 70 e ca dyqane, ku secili shet vajin e vet, jeni më të dobët në shitje. I keni kostot më të larta për të shkuar te blerësi dhe nuk keni kapacitet të negocioni çmime. Ata mund t’jua marrin për një copë bukë” – u shpreh Rama./ TCH
