Shqetësimet pas lindjes së fëmijës së tretë i morën jetën një 40-vjeçareje nga Berati, e për këtë bashkëshorti i saj akuzon mjeken gjinekologe.

Sipas tij, vdekja e bashkëshortes ka qenë gabim i mjekes. Ai foli për emisionin “Me Zemër të Hapur” ku tha se e shoqja nisi të shfaqë shqetësime të rënda pas lindjes, ndërsa hodhi akuza se mjekia Edlira Shkëmbi, nuk e kishte kryer procedurën siç duhej.

40-vjeçarja iu nënshtrua një operacioni të dytë dhe u dërgua drejt Italisë për shkak të komplikacioneve, ku mjekët i kishin komunikuar se kishte marrë infeksion të rëndë.

Milena ndërroi jetën rreth 2 muaj pas lindjes së vajzës dhe sot i shoqi kërkon drejtësi.

Kishte dhimbje, vetëm dhimbje. Na thanë se ishte normale. I rrinte temperature 37.4. Qëndroi mbi 1 muaj në spitalin e Beratit. Mjekët në Itali më thanë se faji është i mjekëve shqiptarë. Dua që të mbajnë përgjegjësi. Gruaja më la 3 fëmijë, për ta do të luftoj.

Për ata jam sot unë. Jam këtu për krejt motrat e tjera, bllokojeni atë spital mbylleni. Edhe borxh kam marrë për gruan, që të shërohej. Për gocën e vogël kujdeset nëna e Milenës. Vajzat kërkojnë nënën, nuk di ta shpreh, shpirti im e di. Po më plas shpirti”, tha bashkëshorti Fisnik Habibi.