Mashtruesi
Biznesmeni milioner James McCormick, 56 vjeç, u shpall fajtor për tri akuza për mashtrime, pasi u zbulua se pati shitur detektorë bombash, të cilat në fakt nuk funksiononin, sepse qenë false. Ai i shiti ato për deri 40 mijë dollarë copa në Irak, Gjeorgji, Arabi Saudite dhe Niger. Ai thuhet se fitoi 70 milionë dollarë nga kjo tregti.
Detektorët iu prezantuan ushtrive, qeverive dhe policive, madje edhe OKB-së. Prokurorët thanë se pajisjet qenë tërësisht joefektiv dhe pa asnjë bazë shkencore.
McCormick pretendoi se detektorët mund të kapërcejnë “të gjitha format e fshehjes së bombave”. Por prokurori tha se “pajisjet nuk funksionin dhe ai e dinte se nuk funksiononin”.
Iraku shpenzoi më shumë se 40 milionë dollarë për blerjen e 6 mijë pajisjeve. “Këto pajisje qenë vendosur në shumë pika kontrolli në Irak gjatë viteve të fundit. Është e qartë se civilë dhe ushtarakë janë vendosur nën rrezik të madh, pasi bazoheshin te këto pajisje”, tha një nga prokurorët. Masa e dënimit për mashtruesin do të jepet më 2 maj.