Militantët e parë demokratë kanë nisur të mblidhen në selinë e PD-së për protestën e thirrur nga Sali Berisha. Ky i fundit, njëjtë si në dy protestat e kaluara, nuk do t’i bashkohet protestës. Te kryeministria ndërkohë, ende është qetësi.
Protesta janë paralajmëruar se do të mbahen sot në kryeqytet. Një është thirrur në orën 12.00 nga Partia Demokratike, para selisë së qeverisë.
Një grupim i studentëve ka njoftuar manifestim para Ministrisë së Arsimit dy orë më pas, ndërsa një tjetër grupim në rrjetet sociale ka folur për grumbullim në orën 13.00 para kryeministrisë.
