Somalia


Trupat e qeverisë somaleze dhe ato të Unionit Afrikan njoftuan se kapën një qytet të rëndësishëm në afërsi të kryeqytetit Mogadishu, i cili qe kontrolluar prej shumë vitesh nga militantët islamikë të organizatës al-Shabab. Qyteti i Jouar duket se u dorëzua pa shumë rezistencë ndërsa rebelët u larguan. Ky qe qyteti më i madh aktualisht nën kontrollin e tyre. Al Shabab është një grup me lidhje me al-Kaezën dhe tashmë është larguar nga shumica e qendrave urbane të vendit.


Jouar, 90 kilometra në veri të kryeqytetit, komandon rrugët e lidhjes me Somalinë qëndrore. Ajo është edhe zemra e një rajoni bujqësor shumë të pasur.


Somalia është zhytur në kaos që nga rënia e komunizmit të stilit afrikan në vitet ’90. Grupime të ndryshme klanore janë përplasur me armë për kontrollin e vendit. Disa vite më parë, një përpjekje nisi për të vendosur rendin në këtë vend me ndihmë të ushtrive të vendeve të tjera të Afrikës të grumbulluara në organizatën e Unionit Afrikan.