Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, pritet të zhvillojë një vizitë në Tiranë, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama.

Takimi mes tyre është parashikuar të mbahet në orën 12:30, ndërsa më herët, në orën 11:00, Dendias do të zhvillojë një takim edhe me ministrin shqiptar të Mbrojtjes, Ermal Nufi.

Vizita pritet të fokusohet në çështje që lidhen me bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.