Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun e tij në Oman, Badr bin Hamad Al Busaidi.
Në një postim në X, ministri bëri më dije se gjatë telefonatës diskutuan për përshkallëzimin në Lindjen e Mesme.
Postimi i plotë i ministri Ferit Hoxha:
Zhvillova një bisedë shumë të dobishme me Ministrin e Punëve të Jashtme të Omanit, Badr bin Hamad Al Busaidi, për të shkëmbyer mendime mbi përshkallëzimin aktual në Lindjen e Mesme.
Diskutuam rreziqet serioze që një përshkallëzim i mëtejshëm paraqet për stabilitetin rajonal, sigurinë ndërkombëtare dhe rrugët ekonomike globale, veçanërisht në rajonin e Gjirit.
Vlerësova rolin konstruktiv dhe të respektuar të Omanit në promovimin e dialogut dhe ndërmjetësimit.
Gjithashtu shpreha mirënjohjen tonë për kujdesin dhe mbështetjen që autoritetet e Omanit u kanë ofruar qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Oman gjatë këtyre kohërave sfiduese.
Top Channel
