Deputeti Gazment Bardhi ka hedhur akuza të forta ditën e sotme në Parlament për ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha.
Sipas Bardhit, Hoxha duhet shkarkuar pasi ka gënjyer në lidhje me faktin se policia nuk kishte asnjë dijeni për grumbullimi ne organizuar jashtë SPAK, nga mbështetës të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Bardhi shtoi se SPAK dhe GJKKO kanë konfirmuar se kishin njoftuar për cenimin e ambienteve të sigurisë, por policia e shtetit nuk ka ndërhyrë, madhe dhe duke refuzuar thirrjen e Gardës së Republikës.
“Thërrisni në seancë ministrin e Brendshëm, që në seancën e kaluar gënjeu pa turp, duke na dhënë informacione të rreme që Policia nuk kishte pasur asnjë dijeni për prezencën e një turme para SPAK kur po mbahet seanca për masën ndaj Veliajt. SPAK dhe GJKKO kanë konfirmuar se kishin njoftuar për cenimin e ambienteve të sigurisë dhe në mënyrë të paprecedentë Policia e Shtetit, jo vetëm nuk kishte bërë detyrën, por ka refuzuar thirrjen e Gardës së Republikës. Nuk mund ta lëmë pa e kaluar këtë. Kjo do të thotë që kanë rënë themelet e shtetit. Jo vetëm duhet të dorëhiqet, po Ministri i Brendshëm duhet të shkarkohet.
Madje, qëndrimi i Policisë së Tiranës ishte akoma më idiot, kur thoshte se nuk tubimi ishte spontan. Kur tubi është spontan, quhet i paligjshëm. Qëllimi ishte një: që Edi Rama me punonjësit e administratës i kërcënon jetën çdo prokurori dhe gjyqtari që jep vendime pa e pyetur. Zonja kryetare, thërrisni në seancë ministrin të japë llogari.”– tha Bardhi.