Izrael
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Avigdor Lieberman, dha dorëheqjen dje pasi u akuzua formalisht për mashtrim dhe thyerje të besimit, në një lëvizje që pritet të ketë pasoja në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në këtë vend.
“Megjithëse e di se nuk kam kryer asnjë krim, kam vendosur të dorëhiqem nga posti im si ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër”, Lieberman tha në një deklaratë për shtyp, duke shtuar se shpresonte të pastronte emrin e vet “pa vonesa”.
Sondazhet kanë parashikuar se partia e djathtë e Lieberman dhe e kryeministrit Benjamin Netanjahu mund të fitojnë zgjedhjet më 22 janarin e ardhshëm dhe nuk është ende e qartë nëse skandali i korrupsionit do t’i dëmtojë shanset elektorale të kësaj partie apo jo.