Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari ka zhvilluar sot një takim me kreun e SPAK Altin Dumanin.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Lamallari  thotë se ndau me kryeprokurorin prioritetet e qeverisë për 4 vitet e ardhshme. Ai theksoi se shteti i së Drejtës është themeli i Shqipërisë Evropiane. 

“Mirëprita sot në një takim drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Z. Altin Dumani. Ndava me të prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë si pjesë e Programit Qeverisës 2025-2029, në përputhje të plotë dhe me detyrimet e ndërmarra në kuadër të negociatave me Bashkimin Evropian. Shteti i së Drejtës është themeli i Shqipërisë Evropiane. Konsolidimi i pavarësisë së gjyqësorit dhe vijimi i mbështetjes për Reformën në Drejtësi mbeten prioritet absolut i qeverisë shqiptare!” tha Lamallari.