Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, mori pjesë sot në ceremoninë e homazheve në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra me armë dy ditë më parë në një ngjarje që ka tronditur opinionin publik.
Gjatë homazheve, ministri Lamallari shprehu ngushëllimet e tij të thella për familjen, kolegët dhe të afërmit e gjyqtarit të ndjerë. Ai gjithashtu la një mesazh në librin e kujtimeve, duke vlerësuar kontributin profesional dhe integritetin e Kalasë në sistemin e drejtësisë.
Lamtumirë njeriut të ligjit, shërbëtorit të drejtësisë e profesionistit të spikatur, Astrit Kalaja. Kontributi i tij i çmuar do të mbetet frymëzim për të gjithë ata që besojnë në forcën e ligjit dhe në shtetin e së drejtës. Ngushëllime për familjen, kolegët, trupën gjyqësore dhe të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan Astritin. Prehu në paqe mik i dashur!”, shprehet ministri Lamallari.