I ftuar në emisionin “Ndryshe” ka qenë deputeti socialist, Erion Braçe. Ai ka treguar më shumë rreth zgjedhjeve, si shkoi gjithçka dhe ka sqaruar njëkohësisht edhe momentin e videos virale teksa Olta Xhaçka dhe jo vetëm kaq…

Kur u pyet nga Elona se cili mendon se është ministri më i mirë i kësaj qeverie, Braçe u përgjigj duke thënë se:

Edi Rama, kreu i ministrave. Ka ministra, por ministri më i mirë pas Edi Ramës jam vetë.

Sipas deputetit çfarë duhet të ndryshojë Rama tani që fitoi zgjedhjet?

Patjetër që qeverinë. Mund ta bëjë që tani pse duhet të humbim ne tre muajt e verës? Në plazh mund të shkojmë ne deputetët që na mbyllet parlamenti, qeveria duhet të rri në punë. Kur unë isha zv. kryeministër, Edi Rama vetëm 8 ditë na dha pushime. Të gjithë ministrat vetëm 8 ditë.