Ka shkuar në 19 numri i personave të lënduar gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë, të cilët janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në spitale.

Sipas bilancit të përditësuar të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, deri në orën 15:15, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 17 të lënduar, mes tyre pesë efektivë policie, katër përfaqësues të medias, njëra prej të cilëve shtetase e huaj, dhe tetë protestues.

Ministria bën me dije se të gjithë të lënduarit e paraqitur në Spitalin e Traumës ndodhen në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur dy të lënduar, një efektiv policie dhe një protestues.

Sipas të dhënave paraprake, bilanci i të lënduarve të paraqitur në spitale deri në orën 15:15 përfshin gjashtë efektivë policie, katër përfaqësues të medias dhe nëntë protestues.