Shtatëmbëdhjetë efektivë policie dhe dy protestues sapo kanë mbërritur në Spitalin Universitar të Traumës, ku po ekzaminohen.
SUT ka përditësuar herë pas here rreth situatës së protestuesve dhe efektivëve të policisë të lënduar që janë paraqitur në spital.
Sipas Spitalit Universitar të Traumës, të gjithë kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe gjendja e tyre shëndetësore ka qenë stabël.
Të njëjtin përditësim ka bërë edhe Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), ku ka njoftuar se gjendja shëndetësore e të paraqiturve në spital ka qenë stabël.
