Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, e ftuara në podcastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama tregoi kualifikimet e saj profesionale në fushën e mjekësisë dhe kthimin në Shqipëri.
Ajo tregoi “emocionet” e para të detyrës së re, të cilat vetë ministrja i cilësoi si sfida të bukura.
“Këto tre javë e kam provuar që është bukur, sepse mëson, përballesh me sfida, me të cilat nuk e ke menduar dhe imagjinuar, por kërkojnë zgjidhje të shpejtë në planin individual dhe një zgjidhje në sistem dhe zgjidhje më afatgjata”, tha ajo.
Ajo tregoi dhe piketat kryesore të punës së saj në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.
“Në këto tre javë, janë munduar ta shoh, të dëgjoj. Nuk kisha parë dhe nuk kisha kontaktet me strukturat ministër ale. Kam një informacion dhe kam menduar iniciative të ndryshëm, reformat që duhen bërë. Reforma jo vetëm të Ministrisë së Shëndetësisë, por me bashkëpunim me të tjerë, sepse ka ndërveprim. Në drejtimin e menaxhimit atje është ndërhyrja më e madhe që duhet bërë. Që struktura, menaxhimi, dhe profesionaliteti i mjekëve, të tëra bashkë duhet të koordinohen, më pëlqen të ndërtoj një skuadër. Ajo që ka vënë re këto tre javë është se ka dëshirë, sepse njerëzit në përgjithësi duhet t’i kuptosh.”, u shpreh ajo.