Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj ka komunikuar vendiemt e kabinetit pas mbledhjes së sotme të qeverisë. Në një komunikim me gazetarët, ajo ka njoftuar se do të shfuqizohet Bordi i Transparencës, i cili u ngrit për të përcaktuar çmimet e shitjes së karburanteve në vend, pas nisjes së luftës mes Iranit dhe SHBA-ve.
“Një vendim tjetër që miratuam lidhet më përfundimin e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve. Do ndërpresim Bordin e Transparencës. Kane qenë muaj me luhatje të çmimeve të karburanteve. por në ditët e fundit gjithçka ka ardhur drejt stabilizimit dhe çmimet tashmë janë normalizuar”– deklaroi ministrja.
Vendimi i fundit i Bordit lidhur me çmimet e hidrokarbureve ishte të mërkurën, sipas të cilit nafta u vendos të shitej me 176 lekë/litri kurse benzina me 166 lekë. Bordi i Transparencës caktonte çmimet e shitjes së karburanteve dhe u krijua fillimisht në vitin 2020 gjatë periudhës së pandemisë së virusit Covid-19 Më pas u rikthye sërish në funskion këtë vit, pasi çmimet e karburanteve pësuan rritje të ndjeshme në bursë, si pasojë e konfliktit ushtarak mes SHBA-ve dhe Iranit.
