Kuvendi miratoi ditën e djeshme në një seancë jashtë radhe marrëveshjen e lidhur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një hua me vlerë 302 milionë dollarë. Marrëveshja u miratua me 74 votat e mazhorancës dhe thuhet se këto para do të përdoren për financimin e blerjes së pajisjeve ushtarake. Diskutimi për këtë projektligj u bë pa praninë e mediave, ndërsa pas kësaj erdhi edhe votimi.

Opozita nuk ishte e pranishme në sallë, duke bërë që kjo marrëveshje të kalojë vetëm me votat e socialistëve. Por, gjatë votimit, tre prej deputetëve të mazhorancës, nuk u shfaqën duke ngritur kartonin jeshil. Tre deputetët që nuk shfaqen me kartonin jeshil ishin Bledi Çuçi, Ervin Hoxha dhe Elisa Spiropali.