Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Aliebaj e ka konsideruar skandal vendimin e gjykatës së Tiranës për njohjen e statutit të Komisionit të Rithemelimit.
Në një deklaratë për media pas njoftimit të vendimit nga gjykata, Alibeaj paralajmëroi se do të bëjë një kallëzim penal për gjyqtari ne çështjes, për shkak se sipas tij, ai ishte i njëanshëm e po ashtu, e gjykoi çështjen pa pasur një dosje.
“Për mua është një vendim në nivelet e një skandali. Siç e dini ju, gjyqtari vetë ka deklaruar anësinë e vet në këtë proces gjyqësor. Pavarësisht kësaj, ka marrë në shqyrtim çështjen. Duhet të dini që PD ka bërë ankim për regjistrimin e vendimeve të datës 18 dhjetor, është i fundit që PD ka realizuar, çështja është në Apel me të gjithë dosjen e provat.
Gjyqtari i sotëm nuk ka pasur një dosje. Unë po sqaroj aspektin ligjor dhe faktik. Edhe pa pasur palë. Do të duhet të ishim dhe ne si palë. Janë këta dy elementë që i lind e drejtë për kallëzim penal për shpërdorim detyre dhe në këtë moment e kam autorizuar. Vendimi i sotëm i cili nuk është i zbardhur është ndaj të cilit ne do të ushtrojmë ankim. Një vendim edhe kur zbardhet, edhe kur nuk zbardhet ke të drejtë të paraqesësh ankim. Ju e dini mirë q vendimi merr formë të prerë vetëm kur shqyrtohet në instancë finale. Kjo është situatë, e thjeshtë në aspektin juridik për çdo pikëpyetje që ka.
Ky vendim i sotëm është i ekzekutueshëm apo jo? Kjo është pyetja. Një vendim gjykate bëhet i ekzekutueshëm kur ankimohet dhe Gjykata e Apelit e shqyrton. Për vendimin e Kuvendit të 18 dhjetorit kemi paraqitur ankim për Gjykatën e Apelit. Të presim Apelin. Kur gjykata flet, të tjerët heshtin.
E vërtetë është një gjë, bëmë kërkesë për të gjithë palët dhe po ju sqaroj që nëse është një vendim që prek interesat tona, e drejta e ankimit është e drejtë. Çdo kush ka të drejtë të ankimojë, kaq e thjeshtë është.”– tha Alibeaj.