Konferenca e Kryetarëve ka miratuar sot listën e anëtarëve dhe anëtarëve zëvendësues të komisioneve të përhershme parlamentare. Mbledhja u zhvillua këtë mëngjes dhe emrat tashmë i kanë kaluar Kuvendit, që do mblidhet sot në orën 10:00.
“Në drejtimin e Kryetarit, z. Niko Peleshi, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, me rend dite miratimi i listës së anëtarëve të komisioneve të përhershme të Kuvendit dhe miratimi i listës së anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit.
Në lidhje me dy pikat e rendit të ditës, ishin depozituar propozime edhe nga tre grupet parlamentare të opozitës. Çështja i kaloi për miratim seancës plenare së bashku me propozimet e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, të cilat u bënë me dije në mbledhjen e mëparshme”-thuhet në njoftim./ Top Channel