U mbajt sot mbledhja e qeverisë, ku u morën disa vendime. Para mediave u shfaqën ministrat Petrit Malaj dhe Ena Karakaçi. Malaj njoftoi ndryshimet për pullat fiskale.
“Morëm disa vendime me elementet e sigurisë për pullat fiskale. Rriten elementete e sigurisë, që ulin mundësine falsifikimit. Nga ana tjetër to të vendosim edhe teknologjinë e gjurmimit në pullat fiskale. Gjithashtu do të jetë edhe barkodi, ku konsumatorët do të marrin informacionin e duhur rreth produktit. Prej më shumë se një viti këto pulla prodhohen nga një kompani shtetërore. Këto propozime janë në linjë me përafrimin me standardet e BE”-, tha Malaj.
Sakaq, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, zbuloi se është miratuar vendimi për subvensionimin e shoqërive të transportit publik me 50 lekë për litër.
“Kemi marrë vendim për masat subvencionuese për transportin qytetas me 50 lekë për litër dhe do të nisë që në muajin mars, kur nisën efektet e krizës. Milot-Balldren është rrugë shumë e rëndësishme për veriun. Kemi vëmendje maksimale për të dhe po bëjmë verifikime dhe unë pres se siç e kam konfirmuar, të shpallim shpejt fituesin. Sa i përket shqetësimin për pagesën në autostrada, është edhe opsioni i kalimit në rrugë alternative, pa pagesë. Në këtë kuadër qytetari nuk humbet asgjë, por përfiton një mundësi për të shkuar më shpejt”-, u shpreh Karakaçi.
Sakaq, gazetarja e Top Channel, Rudina Muça bën me dije se në mbledhje është kaluar edhe kompensimi për fermerët e murtajës. Vlera e këtij kompensimi është 53,345,500 lekë të reja./ Top Channel
