Policia e Lezhës dhe ajo e Mirditës kanë sekuestruar 1 ton marijuane dhe asgjësuar 155 bime narkotike të kultivuara në dy parcela..Gjithashtu në kuadër të aksionit policor të kodruar “Oroshi”, është arrestuar një person dhe janë shpallur në kërkim tre të tjerë. Në pranga ka rënë; Viktor Kola, banues në fshatin Bulsharë dhe janë shpallur në kërkim Akelian, Albert dhe Marte Gjoka, banues në fshatin Bulsharë të Oroshit.
Arrestimi dhe shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në fshatin Bulshare , njësia administrative Orosh, Mirditë, janë gjetur 2 parcela të mbjella me bimë narkotike kanabis sativa. Njëra parcelë ishte e korrur dhe materiali bimor ishte në proces tharje me një peshë prej 931 kg, e cila u asgjësua me anë të djegies.
Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 thasë me lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, me një peshë prej 57 kg, e cila ishte bërë gati për tu hedhur ne treg. Në parcelën tjetër u gjetën 155 rrënjë kanabis sativa të cilat u asgjësuan me anë të djegjes. Vijon puna për kapjen e tre personave të shpallur në kërkim. Materialet në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë Lezhë për veprën penale të “Kultivimit të lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje te narkotikeve”.
30 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)