Kryeministri Edi Rama ka uruar ditën e sotme mësuesit me rastin e festës së 7 Marsit.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka shprehur mirënjohjen për punën e tyre me fëmijët shqiptarë. Kryeministri shprehet se me durim dhe përkushtim, ata mbjellin e kultivojnë farën e dijes tek fëmijët e Shqipërisë.
“MIRËMËNGJES ❤️ dhe me mirënjohjen për mësueset e mësuesit, që me durim dhe përkushtim mbjellin e kultivojnë farën e dijes tek fëmijët e Shqipërisë, ju uroj atyre Gëzuar 7 Marsin dhe të gjithëve ju një ditë të mbarë”, shkruan Rama.