Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, feston sot 81-vjetorin e lindjes. Me këtë rast, ai ka ndarë një foto në rrjetet sociale përkrah bashkëshortes së tij, znj. Liri Berisha, duke shprehur mirënjohje për ata që e kanë shoqëruar në rrugëtimin e tij personal dhe politik.

“Mirënjohje të pakufishme Zotit të Madh, familjes time, miqve, bashkëpunëtorëve, dashamirësve dhe mbështetësve të betejave të mia që me dashurinë, ndihmën, guximin e përkushtimin e tyre ma bëjnë vjeshtën, stinën kurorë të jetës time!”, shkruan Berisha në mesazhin e tij.

Sali Berisha mbetet një nga figurat më të spikatura të skenës politike shqiptare në tre dekadat e fundit, duke mbajtur poste të rëndësishme si president, kryeministër dhe aktualisht kryetar i Partisë Demokratike.