Mirlinda Karçanaj dorëhiqet nga posti i drejtoreshës së AKSHI-t.
Në këtë detyrë do ta zëvendësojë Igli Tafa.
Kujtojmë se Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën e arrestit shtëpiak dhe ndalimit për të dalë jashtë vendit për të, ndërsa akuzohet për shkelje të barazisë në tendera publike e kryer në bashkëpunim dhe kryerje të veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal.
