KAVAJË – Vdekja e katër shtetasve rusë në Shqipëri vijon të mbetet e pazbardhur dhe plot mister.

Pasi në komunikatën zyrtare policia e shtetit deklaroi se 4 kufomat u gjetën pa jetë në saunën e hotelit, duke mbështetur hipotezën e vdekjes nga asfiksia,  prokuroria e Kavajës tha se katër turistët rusë u gjendën të vdekur në pishinën dimërore të hotelit.

Së fundmi, Prokuroria e Kavajës ka regjistrar procedim penal për vdekjen e 4 turistëve ruse, ku edhe pse ende hetuesit nuk kanë dalë në një konkluzion, vepra penale është regjistruar si vrasje.

Vendimi është marrë mengjesin e sotëm nga autoritetet ligjzbatuese, pas një mbledhje që drejtues të lartë të policisë kriminale kanë zhvilluar në ambientet e prokurorisë së Kavajës, vendosën të regjistrojnë ngjarjen si “vrasje” edhe pse pa autor, tashmë do vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Trupat e pajetë të katër turistëve Natalia Burenkova, 58 vjeç, Sergei Burenkova, 60 vjeç dhe dhëndrit të tyre Nikita Belousov, 37 vjeç dhe vajza Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe ndodhet në morgun e mjekësisë ligjore në Tiranë./Gazeta SHQIP