Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 24-vjeçares palestineze në Tiranë.

Tashmë është konfirmuar se Rajan Alwan, viktima dhe autori i dyshuar i krimit, Fadi Alwan janë babë e bijë. Kjo është vërtetuar nga përgjigja që Interpol i ka kthyer autoriteteve shqiptare. Teksa janë dhënë detajet, policia shqiptare dyshon se 49-vjeçari nga Holanda ka udhëtuar drejt Libanit aty ku dhe dyshohet se po fshihet.

Policia thotë se pret të tjera përgjigje për të zbardhur detaje të tjera sa i takon anëtarëve të tjerë të familjes Alwan, për të zbardhur dhe shkakun që ka çuar 49-vjeçarin të vrasë vajzën e tij. Policia është ende në pritje edhe të ekspertizës së trupit të 24-vjeçares.