Janë publikuar rezultatet e ekspertizës paraprake për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, i cili u gjet i pajetë ditën e djeshme në liqenin e Shkopetit.
Sipas rezultateve, Dobra ka humbur jetën nga mbytja me litar, duke provuar kështu se kemi të bëjmë me vrasje. Ai është rrëmbyer, është mbytur dhe më pas, trupi i tij është futur në makinën me të cilën po udhëtonte dhe është hedhur nga gremina në liqen. Policia i ka përqendruar hetimet në disa pista, si konfliktet që i riu mund të ketë pasur, brenda dhe jashtë Shqipërisë.
I riu u denoncua i zhdukur nga babi i tij mbrëmjen e të martës, teksa në orët e para të mëngjesit të djeshëm, një banor i zonës e gjeti trupin e pajetë në ujërat e liqenit.