
Gjykata e Durrësit ka vendosur “arrest me burg”, për tre të arrestuarit që dyshohet se do të kryenin një vrasje me pagesë.
Aldi Mustafa, 35 vjeç, Uran Zyka, 40 vjeç dhe Tahir Gjinika, 33 vjeç, “mbyllen gojën” para gjyqtarit Petraq Curri, duke vijuar me kodin e heshtjes.
Ata kanë refuzuar se u arrestuan në flagrancë duke zbatuar një plan për vrasje me pagesë, pavarësisht se u kapën edhe një mitroloz dhe tre pistoleta gati për qitje.
Për pistoletat barrën ligjore e ka marrë Uran Zyka, i cili ka deklaruar se shokët nuk dinin gjë për to.
Ndërsa i çuditshëm ishte justifikimi për mitralozin tip Sovjetik.
“E gjetëm në një kanal dhe po shkonim ta dorëzonim”, citohen të kenë deklaruar ata pas dyerve të mbyllura të gjykatës.
Sipas prokurorisë dhe policisë, dyshohet se tre të arrestuarit kishin marrë përsipër të ekzekutonin anëtarin e një grupi kriminal në Durrës.