Pas vrasjes së 20-vjeçarit Johan Zuko, ngjarje e ndodhur pasditen e sotme në Korçë, ka reaguar edhe Mitropoliti Anastas.

Përmes një mesazhi, ai dënon ashpër dhunën dhe marrjen e jetës së një njeriu, duke theksuar se asnjë konflikt apo zemërim nuk mund të justifikojë një akt të tillë.

Jeta njerëzore është dhuratë e shenjtë e Perëndisë dhe askush nuk ka të drejtë ta shuajë atë. Asnjë konflikt, asnjë zemërim dhe asnjë arsye nuk mund ta justifikojë veprimin që merr jetën e një njeriu”, shprehet Mitropoliti Anastas.

Në reagimin e tij, ai ndalet veçanërisht te fakti se në ngjarje është përfshirë një i ri, duke përcjellë një mesazh kundër dhunës mes të rinjve.

Kur një i ri vret një të ri, shoqëria qan për të dy”, thuhet në mesazhin e Mitropolitit Anastas.

20-vjeçari Johan Zuko u vra me armë zjarri pasditen e sotme në Korçë. Policia ka identifikuar autorin e dyshuar, Kristjan Sterjo, i cili është larguar nga vendngjarja, ndërsa vijojnë kontrollet për kapjen e tij.