Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një spital të Tiranës, ku një mjek ka dhunuar kryeinfermiren e tij.

Sipas burimeve zyrtare nga policia, ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të spitalit dhe ka pasur një konflikt mes mjekut dhe kryeinfermieres lidhur me një protokoll mjekësor.

Policia ka arrestuar mjekun me inicialet J. H., 53 vjeç, i cili akuzohet për goditje ndaj kryeinfermieres.

Sipas hetimeve të deritanishme, mjeku ka reaguar me dhunë pas pretendimeve se infermierja kishte kundërshtuar zbatimin e protokollit mjekësor. Policia vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.