Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e 10 tetorit në Gjirokastër, ku nga shpërthimi me tritol i një automjeti tip “Benzi”, mbeti i vrarë Beqir Devolli, ndërsa u plagos 26-vjeçari Erigels Mela. Një kamera sigurie ka fiksuar momentin kur një person i maskuar që lëvizte me motor vuri minën e telekomanduar në makinën e Beqir Devollit.
Viktima, e kishte lënë automjetin te lokali i një të njohuri të tij dhe ishte me dyer të hapura. Sipas raportimeve, personi i maskuar e montoi eksplozivin në sediljen e shoferit dhe më pas largohet qetësisht.
Një ditë më vonë, automjeti shpërtheu pasi u aktivizua në distancë lënda plasëse, ku dyshohet se viktima i njohur si “Çilo Hunderri” është ndjekur të paktën 3 km. Para se të ndodhte ngjarja, 45-vjeçari i njohur me nofkën “Çilo Hundëderri”, kishte pirë kafe me një shok dhe më pas ka hipur në makinë për t’iu drejtuar banesës së tij.
Hetimet vijojnë, ku një pistat rreth ngjarjes është trafiku i drogës në Greqi. Ndërsa, po hetohet edhe një hakmarrjeje të mundshme, e lidhur me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë, rreth dy javë më parë.
