Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me shkaqet që shkaktuan aksidentin e rëndë të ndodhur mesditën e djeshme, në autostradën Tiranë-Durrës.
Grupi hetimor i policisë vijon të ketë të njëjtin dyshim se aksidenti i rëndë ka ndodhur për shkak të arrestit kardiak të shoferit 36 vjeçar Redion Hasimi. Kjo pasi drejtuesi i mjetit nuk ka frenuar dhe nuk ka tentuar të ndalojë mjetin, megjithatë do të jetë ekspertiza mjekoligjore që do e përcaktojë me saktësi shkakun. Drejtuesi i mjetit bënte thuajse çdo ditë bënte rrugën Tiranë-Berat dhe anasjelltas. Nga verifikimet e policisë 36-vjeçari nuk rezulton se po lëvizte me shpejtësi tej normave. Në autostradë shpejtësia është 100 k/h ndërsa mjeti shpejtësinë maksimale e ka 110km/h. Policia rrugore e Tiranës ka kryer verifikime dhe nuk rezulton se shoferi të ketë qenë problematik apo me shkelje rrugore të konstatuara.
12 pasagjerë u dërguan dje te spitali i Traumës të plagosur nga aksidenti i regjistruar dje rreth orës 15:00 ku minibusi i linjës Berat-Tiranë përfundoi në kanal pranë QTU. Shoferi ndërroi jetë në vendngjarje, teksa një i mitur u rikthye në jetë pas ndërhyrjes së mjekëve. Spitali i Traumës informon sot se 5 nga të plagosurit kanë dalë nga spitali pas marrjes së mjekimit ndërsa 1 tjetër pritet të largohet sot. Ndërkohë i mituri 8-vjeçar është në reminacion me parametra jetësorë stabël. Në reminacion ndodhet gjithashtu dhe një shtetase vietnameze me nënshtetësi çeke, e cila vijon të jetë në gjendje të rëndë për shkak të dëmtimeve të rënda.
