Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte në Vlorë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 14:10  në aksin rrugor Novoselë – Vlorë, tek mbikalimi në Panaja. Policia së bashku me shërbimin zjarrfikës kanë shkuar në vendngjarje duke bërë të mundur fikjen e zjarrit.


Nga verifikimi paraprak i policisë ka rezultuar se ka qenë mjeti tip ”Ford Focus”, me targë AA 875 NV, i djegur pothuajse pjesërisht, me drejtues mjeti shtetasin E.A., 22 vjeç, banues në Risili, Vlorë. Nga zjarri në automjet nuk ka persona të dëmtuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit në automjet.


5 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)