
Konspiracionisti Alfred Cako raportohet se është infektuar me Covid. Cako është një nga personat që ka mohuar ekzistencën e virusit, madje për vaksinën është shprehur se është një formë eutanazie për të ulur numrin e popullsisë në botë.
Lajmin e ka bërë me dije gazetari Bledi Mane.
“Alfred Cako/ U INFEKTUA DHE KONSPIRACIONISTI? Nuk do paraqitet sot në studion e Top Channel në programin “Rrethi Katror” njeriu që nuk besonte e nuk mbrohej nga Covid-19. Gjatë transmetimit lidhja me të do jetë virtuale nëpërmjet Skype, dhe do dëgjojmë si do shprehet e si do justifikohet njeriu që konsideronte veten si i paprekshëm nga virusi…”, shkruan Bledi Mane.
Ai sfidonte hapur edhe institucionet shëndetësore duke i kërkuar që të hynte në spitalin Infektiv pa maskë duke shprehur bindjen që gjithçka ishte një sajesë.
Infektimi i tij me Covid bie ndesh me deklaratat e tij të mëparshme në të cilat tregonte se ishte i paprekshëm ndaj virusit.