Katër persona janë arrestuar dhe gjashtë të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë në lidhje me ngjarjet e ndodhura dje në protestën e opozitës përpara Kryeministrisë.

Në fund të fjalimit të kreut të PD Sali Berisha, protestuesit hodhën bomba molotov në drejtim të derë së Kryeministrisë duke ndezur ambientet e jashtme të godinës.

Përplasje të protestuesve pati edhe me policinë.

Nga shpërthimi i molotovit raportohet për 2 efektivë të lënduar, por edhe një simpatizant i opozitës u përfshi nga flakët e lëndës ndezëse.