Partia Demokratike mban sot protestën e dytë kombëtare përpara Kryeministrisë, ku kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe, sipas saj, ndalimin e ndërhyrjeve në drejtësi në lidhje me çështjen “Balluku”.
Protesta pritet të përfshijë fjalime nga përfaqësues të opozitës, ndërsa nuk parashikohet qëndrimi i protestuesve në shesh për një afat të pacaktuar. Sipas informacioneve, opozita po planifikon protesta të vazhdueshme, ndërsa në tubime të ardhshme nuk përjashtohet mundësia e qëndrimit të zgjatur përpara Kryeministrisë, deri në realizimin e kërkesave të saj.
Po ashtu, pritet të ketë reagim qytetar, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar masa për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, në një klimë të tensionuar politike.
